“Në fytyrën apo trupin tonë ka defekte që mendojmë se janë aq të mëdha sa na bëjnë të shëmtuar. Por femrat e famshme na tregojnë se e kundërta është gjithmonë e vërtetë”, kështu shprehej Beniada Nishani para pak ditësh në një shkrim motivues për të gjitha vajzat që aspironin të bëheshin modelde.

Pas famës që mori në “Big Brother Vip” Beniada është anagzhuar me disa projekte në televizion, duke mos lënë pas dore ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here bën shkrime të tilla motivuese.

Por fansat kanë shpërthyer ndaj një veprimi të fundit të modeles, të cilën së fundmi e kemi parë edhe si moderatore në televizion. Një video e publikuar fillimisht nga një blogere në TikTok, tregon një fragment nga emisionin “He/She’s On Top”, ku Beniada është përzgjedhur si antare jurie së bashku me Megi Pojanin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ne fragmentin e publikuar nga blogerja, i ftuar në emision është edhe stilisti kosovar Festim Isufi. Gjatë bisedës, Beniada iu drejtohet konkurrentëve duke i kritikuar se nuk bëjnë palestër, ndërsa mendimi i saj mbështetet edhe nga stilisti i ftuar.

“Story-t me body postivity left the chat (u larguan/u zhdukën)”- ka shkruar krahas videos influencerja që e ka publikuar.

Biseda në emision:

Beniada: Te flasim diçka, gjithë keto modela, gjithë këto çuna të bukur të veshur: Po pse s’bëni içik palestër, ku janë këto muskujt, ku është kjo taratuga??

Festim Isufi: Po e analizonim me Benin dhe është gjynah të marrësh pjesë këtu, që trupi të jetë i palestruar që… Ku doni të dilni me këto trupa. Nuk është në rregull të vish me këtë trup.

Beniada: Unë të kapa mat herës tjetër në restorant që po ia fusje me spageti.

Menjëherë ndjekësit kanë shpërthyer në komente ndaj antarëve të jurisë (Beniadës dhe stilistit kosovar), duke i quajtur kritikat e tyre “bullizëm” dhe “injorancë.”

Disa nga komentet:

“Në Instagram motivuese në realitet bullizuese”

“Modelingu është për imazh të veçantë jo për standardin tipik gym gril (vajzë e palestruar).”

“Injoranca e tv shqiptare. Ndrësa bota po bën marketing për të mobilizuar të gjithë masat ne akoma bullizojmë në tv, injoranca e këtyre o Zot.”

“Kur flasin Beniada, ky pederasti dhe Megi Pojani që as vetë se kanë trupin e palestruar, nuk e di…”

“Kur flet dhe Beniada që vetëm modele nuk është me trupin skandal gjithë bark”

“Po të mësonte të fliste mbase dhe do t’ia merrnin për bazë, edhe në big ka pasur këto tendenca bullizmi.”

Postimi motivues i Beniadës pak ditë më parë:

Beniada, e cila ka karrierë të gjatë në botën e modelingut, ndau në Instagram një shkrim motivues ku ndau me vajzat e reja disa këshilla se si të bëhen modele.

Teksa solli shembuj konkret si Giselle Bundchen, ish-finalistja e “Big Brother VIP” shkruante se nuk duhet ndryshuar asgjë te vetja dhe se të metat duhet t’i kthejmë në pika të forta.

“Shumë vajza më pyesin si të bëhen modele. Moda ka standarde të larta. Mbështetuni në një agjenci serioze, punoni dhe përmirësoni portofolin tuaj, bashkëpunoni me fotografët më të mirë, investoni në foto të bukura, mos e konsumoni imazhin tuaj me të gjithë. Më mirë pak foto po të mira sesa shumë dhe pa cilësi. Mësoni të pozoni, kjo është shumë e rëndësishme. Besoni në vetveten tuaj gjithmonë. Një këshillë? Mos ndryshoni asgjë tek vetja. Nuk funksionojnë vetëm modelet perfekte, moda do femra elegante dhe unike. Kjo është Giselle Bundchen e cila ka operuar gjoksin pasi ka ushqyer me gji fëmijët e saj. Të gjithë i thanë të bënte një hundë më të vogël por ajo u bë unike për këtë. Në fytyrën apo trupin tonë ka defekte që shpesh mendojnë se janë aq të mëdha sa na bëjnë të shëmtuar. Por femrat e famshme na tregojnë se e kundërta është gjithmonë e vërtetë dhe se ajo që është një ‘imperfection’ mund t’i japë bukurisë së një femre një aspekt më real dhe interesant. Ata i kanë bërë pika të forta të metat e tyre.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: