Në Irak sot (10 Tetor) filloi votimi për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Për shkak të zgjedhjeve që do të përfundojnë në orën 18:00, forcat e sigurisë kanë rritur në nivel të lartë masat përreth qendrave të votimit. Votuesit do t’i nënshtrohen kontrolleve në pikat e formuara përpara qendrave të votimit.

Po ashtu nuk do të lejohet që votuesit të fusin celularë në qendrat e votimit.

Aeroportet dhe kufijtë tokësorë gjithashtu do të jenë të mbyllura deri në përfundimin e procesit të votimit.

Në vendin me një popullsi prej rreth 40 milionë banorë ka mbi 24 milionë votues. Në këto zgjedhje garojnë 3.249 kandidatë për parlamentin prej 329 vendesh. Zgjedhjet do të monitorohen nga 877 vëzhgues të huaj.

Pritet që rezultatet zgjedhore të shpallen brenda 24 orëve nga Komisioni i Lartë Zgjedhor i Irakut.

Këto zgjedhje kanë cilësinë e zgjedhjeve të para të parakohshme të përgjithshme pas protestave që shpërthyen kundër qeverisë së periudhës në tetor 2019.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb