TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar në Gjermani për të takuar Ervin Matën, të dashurin e Elvana Gjatës.

Teksa ka komentuar ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, Berisha tha se Mata është njeriu i Saimir Tahirit.

“Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike. Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen. Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe’, pohoi Berisha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb