Janë 7,260 raste të reja me koronavirus të regjistruara në Itali nga 206,531 testime të kryera në 24 orët e fundit. Shkalla e pozitivitetit sot është 3.5%, nga 3.1% të mërkurën. Në 24 orët e fundit ka pasur 55 vdekje, ndërsa janë 5465 të shëruar. Njësitë e kujdesit intensiv u rritën me 18 (460 në total), ndërsa 68 pacientë të tjerë u shtruan në spitalet e tjera Covid.

Që nga fillimi i pandemisë, ka pasur 4,464,005 raste dhe 128,634 vdekje. Rastet pozitive aktuale rriten në 130,502 me një rritje prej 1,720 raste në 24 orët e fundit.

Sipas të gjitha gjasave, Italia do të mbetet ‘e bardhë’ edhe javën tjetër. Vetëm të premten do të konfirmohet situata, por sipas mediave Italia do të mbetet plotësisht e bardhë, përfshirë Sicilinë, edhe javën e ardhshme. Sicilia mbetet rajoni më i rrezikuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb