Nuk është një merkato ëndrrash, të paktën jo deri më tani, por që në fillim kjo ishte ideja e stafit drejtues të Tiranën, prioritet ishte ruajtja e boshtit kryesor. Bardheblutë e kanë bërë diçka të tillë, pasi nga formacioni bazë janë larguar vetëm dy lojtarë, Erjon Hoxhallari dhe Toli. Trajneri Shehi kërkon të luaj fatet në Evropë, duke nisur nga turi i parë në Champions League, me të njëjtët lojtarë që u shpallën kampion.

Shqetësues është fakti që deri më tani nuk po arrijnë të plotësojnë vendin e lënë bosh nga Hoxhallari, në listën e dëshirave për momentin ndodhet vetëm Domgjoni. Për të zëvendësuar Tolin janë afruar dy lojtarë si Asleksi dhe Hila, por ky i fundit nuk është në kushtet më të mira fizike.

Ndoj
Ndoj

Në lidhje me merkaton nw hyrje, për të përforcuar mesfushën, në skenë së fundmi ka dalë emri i Emanuele Ndoj, mesfushori i Kombëtares. Ndoj e ka humbur prej kohësh këtë status, nuk është preferuar nga trajneri Edy Reja, pasi 25-vjeçari po has vështirësi këtë periudhë duke kaluar mes shumë huazimeve. Ndoj rikthehet tek Breshja, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij por nga Italia bëjnë me dije se destinacioni i tij i radhës është Tirana.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: