Lajme të mira nga Italia për Interin. Sipas Corriere dello Sport, zikaltërit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Henrikh Mhitaryan. Armeni i mesit të fushës nuk do rinovojë me Romën dhe kalimi te ekipi i Inzaghit duket fakt i kryer.

Sa i përket shifrave, Mkhitaryan do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon dhe vizitat mjekësore do të kryhen menjëherë pas rikuperimit nga dëmtimi që pësoi në finalen e Conference League.

 

8888
8888

 

 

 

33 vjeçari ka qenë më parë pjesë e Manchester United dhe Arsenal, ndërsa në Romë numëron 3 sezone.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: