Ndonëse u duhet të durojnë izolimin, disa zona në Durrës, po përballen dhe me një sfidë tjetër të vështirë, mungesën e ujit të pijshëm.

Ujësjellës Kanalizime Durrës në një njoftim për mediat ka sqaruar se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompimit në Fushe Kuqe, probleme ne furnizimin me ujë do të kenë disa zonat të fshatrave.

Bëhet fjalë për Ishmin, Katundin e Ri, Manez, Rrashbull dhe një pjese e Shkozetit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka mësuar për ‘BalkanWeb’ se shkak i defektit është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb