BERAT

Me rastin e Pashkëve, bashkia e Beratit ka organiziuar mbrëmjen e sotme një koncert artistik,me këngë e muzikë beratase. Koncerti është organizuar në qendër të qytetit,për banorët e dy lagjeve muzeale “Mangalem” e “Goricë”. Këngëtarët më të dëgjuar të qytetit: Floresha Debinja, Petrit Berisha, Altin Metohu etj, për rreth dy orë kanë ngritur në këmbë banorët e këtyre dy lagjeve, të cilët jo vetëm që e kanë shijuar muzikën tradicionale të qytetit të tyre por edhe kanë këncyer në ballkone, dritare e oborre shtëpish.

 

View this post on Instagram

 

Muzika hyn në çdo familje beratase

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official) on


At Johan Qako,ka dhënë në përfundim të koncertit edhe mesazhin për të gjithë besimtarët ortodoksë.
“I festuam këtë vit pashkët ndryshe e në kohë të vështira, kur nuk është i kërcënuar vetëm vendi ynë por e gjithë bota.Nuk mundëm sivjet të marrim Dritën e Pashkës pasi ishin larg njëri-tjetrit por lutja na bëri më të bashkuar se kurrë. Në këto ditë të shenjta ne kemi qënë të gjithë bashkë,edhe pse në distancë sepse lutja na bashkoi. Me siguri, Krishti që u ngjall do na bekojë të gjithëve dhe do e largojë këtë sëmundje që na kërcënon, duke bërë të mundur që ti kthehemi jetës normale. Jemi lutur dhe do vazhdojmë të lutemi për të gjithë besimtarët tanë,për autoritetet vendore, për policinë, për mjekët dhe të gjithë ata që janë në ballë të kësaj lufte. Pashka dhe Ngjallja e Krishtit është shpresa më e madhe”,-ka thënë At Johan Fishta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: