Kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis, duket si ka dërguar një mesazh presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.

Mitsotakis ka theksuar Greqia dëshiron t’i mbajë të hapura dyert e komunikimit me fqinjët, por presidenti turk thotë ai, gabon nëse mendon se nuk do ta do ta mbrojë sovranitetin e vendit.

“Ne jemi fqinjë me Turqinë, do të na duhet gjithmonë të flasim dhe t’i mbajmë të hapura mënyrat e komunikimit. Ne nuk do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar: “Nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do ta ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi revizioniste, ai ka përshtypjen e gabuar”.

Gjithashtu i pyetur për fluturimet  e avionëve luftarakë turq mbi ishujt grekë, ai tha se e konsideron këtë veprim si të paprecedentë dhe të papranueshëm.

“Unë do ta trajtoj këtë çështje me vëmendje sa herë që të më jepet mundësia, deri sa  Turqia të ndryshojë sjelljen e saj”, theksoi Mitsotakis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: