Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një adresim për anëtarët e Parlamentit çek, e ka krahasuar gjendjen në vendin e tij pas nisjes së agresionit rus, me pushtimin e Çekosllovakisë nga sovjetikët në vitin 1968.

Presidenti Zelensky falënderoi çekët për mbështetjen e tyre, përfshirë këtu edhe ofrimin e armëve të rënda në një pikë vendimtare të konfliktit.

“Ne jemi me ju, jini me ne,” tha ai, duke cituar një rresht të famshëm nga një prej transmetimeve të fundit radiofonike në vitin 1968 përpara se ushtarët rusë të merrnin ndërtesën e Radios Çekosllovake.

Ai tha se Ukraina tani po përdor të njëjtat fjalë për t’u bërë thirrje të gjitha kombeve demokratike të botës.

Zelensky gjithashtu paralajmëroi Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe e gjithë Evropa Qendrore dhe Lindore ishte në rrezik nga agresioni rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb