Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për integrim, Endrit Braimllari, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “FrontLine”, të gazetares Marsela Karapanço. Ai foli gjatë për rezultatin e 25 prillit dhe të gjitha arsyet që e dërguan opozitën e bashkuar te humbja.

Sipas Braimllarit opozita duhej të ishte tepër e unifikuar për të mposhtur regjimin e pushtetit. Sa i përket nismës së Kuvendit të Shqipërisë, për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta, Braimllari tha se pret përgjigjen përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese, e këto zhvillime, i cilësoi si shpërqendrim ndaj “masakrës zgjedhore” të 25 prillit.

Ai gjithashtu u ndal dhe te shembja e Teatrit Kombëtar e trajtimin e saj nga Gjykata Kushtetuese.

Braimllari nënvizoi se është e vërtetë që me anë të një vendimi pozitiv nga Gjykata Kushtetuese nuk do të rikthehet teatri, por do të rikthehet sipas tij, dinjiteti i artistëve që e mbrojtën atë.

“Ne hymë në betejë për të rrëzuar këtë regjim. Në këtë betejë elektorale u godit vetëm LSI. Unë di të them që kemi qëndruar korrekt dhe punuam në terren. Kemi për të marrë vota për opozitën. Unë kur shkoja në terren dhe shihja që vota është e PD, nuk doja që ajo të vinte për LSI, thoja që vazhdo në PD. Kam informacione që brenda PD, ka pasur përpjekje për të marrë votën e LSI. Ne po bëjmë një analizë të situatës. Situata ndodhi, për shumë e shumë arsye. Ndodhi edhe që ajo që Kryemadhi tha, që gabuam në lënien e mandateve. Kjo ka ndodhur edhe për shkakun që LSI, u dha e tëra për aleatët. Duke dhënë gjithçka për të, duke mos ruajtur qëndresën e saj, siç ishte në 2017-ën. LSI luftoi kundër të dyjave dhe u rrit. Kemi nisur një analizë, do të jetë e shtrirë në kohë, do analizë të thelluar dhe ne të mos bëjmë gabime në parashikim. Nëse bashkëpunimi s’ka qenë i duhur në Korçë, kjo s’do të thotë që nuk ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi të kufizuar në deklarata të tilla, sepse s’duam të shpërqendrojmë vëmendjen nga masakra e 25 prillit. Pjesa e analizës që po bëhet është brenda LSI, beteja jonë është me masakrën e 25 prillit, që shqiptarët të jenë të qartë për atë çfarë ndodhi”, tha Braimllari.

Kryemadhi dhe Basha ka qenë së bashku në një fushatë të unifikuar, vetëm në Kombinat?

Endrit Braimllari:
Kam qenë në Korçe, në terren dhe kur pashë atë bashkim të gjithë u ndjemë mirë. Është strategjia që ka dashur PD. Kjo është strategjia që vendosën për të ndjekur partitë, unë mendoja që duhet të ishim më të unifikuar. Kur ndodhi bashkimi në Kombinat u krijua një frymë pozitiviste. Nëse ke përballë një regjim që ka kapur gjithçka, autokrat, me sistem prokurorie dhe policie vetëm një bashkim i fortë, bllok, në terren, pa hile, mund t’i bëjë bashkë. LSI ka bërë shumë beteja me aleatët. Në 2011 kam qenë kur Basha kandidonte kundër Ramës për kryetar bashkie. LSI nuk është zhgënjyer nga PD, sepse është e madhe, ka struktura kudo. Me kryetarin e Korçës kam pasur marrëdhënie korrekte. Nuk dua ta kthej këtë betejë midis opozitës, duhet të zbardhet masakra. Në 2011 ne kemi qenë bllok që të fitonte Lulzim Bashan ë Tiranë, realizuam një nga objektivat në atë kohë. Edhe në 2015 në PS, ne fituam bllok, më pas u tradhtuam sepse ai ka pasur plan për të goditur LSI. Ne jemi parimor, dhe qëndrojmë korrekt.

Duke shkuar njëherë majtas, djathtas, edhe qytetarët i bëni më konfuz. Një i majtë nuk voton në perceptimin e tij me partinë që vjen nga e djathta?

Endrit Braimllari: Ne ishim kundër një regjimi, ndaj dhe dolëm me lista të ndara, që votuesit të vlerësonin këtë fakt. Kemi bërë shumë beteja, LSI është përgjigjur shumë korrekt opozitës. Kjo s’bën që të ankohemi, janë 107 mijë zemra që kanë votuar LSI, që na bëjnë akoma më të fortë për të shkuar përpara. kur u themelua LSI ka qenë me 0 vota, sot jemi 107 mijë, me kushte shantazhesh dhe manipulimi.

Si dot ë jetë bashkëpunimi me demokratët?

Endrit Braimllari: Do të diskutohet me strukturat, LSI ka vendosur qëndrimin e saj në LSI.
Sa ka mundësi të prishet koalicioni parazgjedhor?
Endrit Braimllari: Do të bëhet analizë, por mendoj që sot për sot më e rëndësishme është zbardhja e masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ne kemi detyrë morale në respekt të votave që kemi marrë. Kjo është më e rëndësishme të vendit. Si do të shkojnë bashkëpunimet, janë pjesë e diskutimeve me LSI.

Do të ketë dyshime për koalicionin?

Endrit Braimllari: Nuk e them këtë, por duhet të pyetet strukturat, do të merret në analizë situata. Do të bëhet analizë e thelluar, do të ketë raporte mbi tavolinë. E rëndësishme është që ne jemi në opozitë. LSI është në opozitë në emër të 107 mijë votuesve që na votuan në kushte terrori.

Në 9 qershor, pritet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Raporti do të jetë tashmë më 9 qershor, ka shkelur Presidenti rëndë
kushtetutën?

Endrit Braimllari: Ngritja e Komisionit, bëhet për të hequr vëmendjen nga masakra e 25 prillit. Janë skenarë që hidhen në tregun e politikës shqiptare për të hequr vëmendjen nga masakra. Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, e nuk kam koment për atë Komision Hetimor që duhen hetuar, sepse ato janë në kushte të vështira me ligjin. Njerëz të tillë nuk kanë pastërtinë e duhur për te hetuar, një President Republike.

Deklaratat e Presidentit që thotë do t’i pritet dora atij që vjedh vota, a përbën kjo një thirrje jo Presidenciale?

Endrit Braimllari: Ne nuk mbajmë qëndrim për këtë çështje sepse është Gjykata Kushtetuese që vendos. Shqipëria s’ka barazi e ne të gjykojmë Presidentin e Republikës. Ti ke një kryeministër që i ka të gjitha në dorë. Ke kryeministër që i ka future duart në çdo sistem për vendin. Në këtë situatë ku gjithçka është anormale, mund të duket çdo gjë e cila bëhet në funksion të vendosjes së një barazie, që në fund të ditës do të jetë në funksion të qytetarit, e jo individit.

Po për shembjen e Teatrit Kombëtar çmund të thoni?

Endrit Braimllari: Ne duhet ti lëmë kohën Gjykatës Kushtetuese për të çuar përpara këtë çështje. Nuk dua të komentoj këtë vendim të gjykatës, është e qartë situata, sepse zonja kryemadhi u shoqërua në komisariat, unë, Flodia Kërpaçi. Teatri përfaqëson dinjitetin tonë. Por ishte armata shtetërore për të shembur teatrin, aty hyri forcat speciale. Ka pasur artistë të shoqëruar dhunshëm, në komisariate. Mënyra se si ka vendosur shteti është në kundërshtim me ligjin. Nëse do të ektë drejtësi të pavarur në këtë vend, Rama dhe Veliaj do të vendosen përpara përgjegjësisë. Forcat RENEA nuk duhet të ndërhynin art, sepse ajo ndërhyn kur ka persona të rrezikshëm. Kush ishin të rrezikshëm aty? Vëllezërit Budina? Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim të drejtë. Ne nuk e kthejmë teatrin në këmbë, por kthejmë dinjitetin e atyre personave që e mbruam. LSI është angazhuar në atë kohë, së bashku me PD. Kjo është një dosje për SPAK-un. Unaza e re është skandal, nuk ka asnjë të dënuar. Ka kjo qeveri skandale pafund. Mënyra se si Rama ka reaguar, ndaj protestës së teatrit, por edhe prishjes së shtëpive në Unazën e Re, tregon që ai e çon egon e tij aty ku do. Drejtësia e re, ka përpara disa dosje shumë të rëndësishme. SPAK e kishte që në zgjedhjet e 2017 për të zbardhur të vërtetën.

Zoti Rama gjatë fushatës ka deklaruar që ky mandat do i shërbejë Shqipërisë për ta çuar në majë

Endrit Braimllari: Çdo autokrat ka këtë mendim. Ai s’duhet t’i bëjë thirrje opozitës për një dorë të shtrirë, por duhet t’i kthejë qytetarëve paratë e marra. Ne jemi duke bërë analizën e brendshme, do të kemi një vendim që do të merret.
Sot ambasadorja Yuri Kim ka pasur një reagim ndaj KLGJ, për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Shihni lidhje me këto deklarata?
Endrit Braimllari: Nuk kam asnjë koment, për ambasadorët në këtë situatë. Si qytetar i këtij vendi, mendoj që çdo ambasador duhet të jetë i rezervuar sa i përket masakrës, duhet mbyllur procesi dhe më pas duhet të japin deklarata. Duhet të mbyllet i gjithë procesi njëherë. Kemi disa beteja, janë ato në KQZ, në Kolegjin Zgjedhor.

Cili do të jetë aksioni i LSI?

Endrit Braimllari: E kuptoj që duhet të prodhoni lajm, por aksioni i LSI do të jetë masakra zgjedhore. LSI do të ketë ridimensionim të jashtëzakonshëm. Bashkëpunimi kundër këtij regjimi është i domosdoshëm. LSI ka frymë pozitive. LSI duhet të gjejë ridimisionimin e saj, për të shkuar te qytetarët, me qëllim që të kemi rezultat pozitiv më të madh se në këto zgjedhje. Unë jam sekretari i Përgjithshëm në LSI, kam 15 vite aty, beteja do të vijojë. Do të jetë një LSI e jashtëzakonshme, që do të transmetojë shpresë në familjen e çdo shqiptari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb