Në studion e emisionit “Pikat mbi i” analisti Artur Zheji dhe diplomati Agim Nesho kanë komentuar deklratat e ashpra të kryeministrit Edi Rama nga Brukseli ku fajësoi unionin për paaftësi në zgjidhjen e e ngërçit për negociatat dhe fyeu Bullgarinë duke i thënë “t’ju vijë turp”.

Analisti Zheji theksoi se Rama sillet si kryeministri i një vendi të rëndësishëm, por Shqipëria sipas tij nuk duhet t’i drejtohet Brukselit me arrogancë sepse ne jemi në rolin e një pacienti që po shkon në Perndim për t’u kuruar, nga disa plagë, si korrupsioni, krimi, etj…

Ai shtoi më tej se nuk ekziston një anti-shqiptarizëm në Perëndim dhe se gjuha e gabuar që përdor kryeministri rrezikon ta kthejë popullin shqiptar kundër perspektivës europiane të vendit.

ANALIZA E ZHEJIT:

Unë mendoj që kjo që ju paraqitët si titull është linja editorial që buron nga kryeministria e Shqipërisë për të krijuar bindjen popullor se ka komplot, keqdashësi dhe antishqiptarizëm në Bruksel se na shohin ne në mënyrë raciste nga të gjithë popujt evropianë. Kjo është një alibi për të fshehur mos suksesin diplomatik të Tiranës zyrtare në Bruksel. Është një gabim për të hedhur paaftësitë tona në lartësinë që kërkon standardi, për ta hedhur fajin në Bruksel e për të mos e mbajtur në Tiranë. Temperaturat e larta bëjnë punën e tyre, por ka një humbje kontroll nga Rama dhe i duket vetja sikur është kryeministri i një vendi më të rëndësishëm seç është Shqipëria. Gjëja e fundit që duhet të bëjë kryeministri është të krijojë antagonizëm të popullit të vetë ndaj Evropës. Jemi ne që po trokasim te dera e Evropës dhe po kërkojmë të na pastrojnë. Të na pastrojnë nga droga, të na vendosin rregulla në shtëpitë tona që na e bëjnë jetën më të jetueshme. Luftën ndaj krimit më të ethshme. Ne po shkojmë në një fabrikë demokratike se ne jemi lënë në primitivitet. Ne po shkojmë të kurohemi në Europë në një spital të Brukselit për tu kuruar nga sëmundjet e 30 viteve të fundit. Ju nuk e imagjinoni se sa dhjetëra bilionë dollar janë hedhur në Greqi për ta çuar në standardet e Evropës. Ne nuk mund të themi se ky është një spital i qelbur, se o jemi mirë o jemi duke vdekur. Ne kemi menduar se çelësi ynë për të shkuar në Komunitetin Europian, çelësi ynë janë detyrat tona të shtëpisë, evropianizim jonë i origjinës se e kemi pjellë Europën kur Europa ishte barbare, por s’mund të themi ne të mburremi se tani jemi ne më afër barbarizmit seç është Evropa e qytetëruar. Po djegim etapat. Çdo administratë në Shqipëri, qoftë Nano Berisha, qëllim ka të na hapë derën drejt BE-së.

Nuk e  ka fajin dera që s’hapet, ose s’kemi ditur të trokasim si duhet, ose s’jemi gati,  por s’mund të djegim e vëmë flakën me zjarre ne Europës, dhe të ngremë popullin ndaj tyre. Ne do hamë bar apo do evropianizohemi në të gjitha standardet. Ky është momenti I një patriotizmi flas, dhe ata që thinë a sa bukur ja bëri është një faturë që e vuajmë ne. Ajo trimëri flasë është më pak investime, më pak vëmendje. Ne duhet të joshim dhe të fitojmë simpati, nuk i imponohemi ne dot atyre me forcë me prodhime. S’jemi Zvicra, as Ukraina ne, se at po luftojnë aty me muaj dhe janë bërë muri mbrojtës i Europës ndaj despotizmit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb