Në emisionin “Open” në News24, u diskutua mbi ekzekutimin e bujshëm në Athinë të Edmond Papës.

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Eugen Beci u shpreh se e gjitha është një pasojë e ardhur nga funksionimi i grupeve kriminale, se sa nga humbja e 700 kg kanabis.

Ndërkohë, ish drejtuesi i lartë i policisë Arjan Hoxha u shpreh se grupi i bashkautorëve supozohet të jetë shumë i madh, për sa kohë që janë vënë në vëzhgim rreth katër subjekte. Kjo sipas tij tregon potencialin ekonomik të personave që kanë hyrë garant në këtë atentat.

Gazetarja Evis  Ahmetit, u shpreh se mesazhi i vrasjes në Athinë ishte shënjestrat mund të gjenden kudo që janë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ahmeti: Mediat greke flasin për një vrasje të urdhëruar nga burgu dhe shënjestër e sulmit ishte Krshnik Çerçizaj, një person jo pak i njohur si për trafikun e drogën, trafik personash rrahje etj.

Flitet që mund të jetë i njëjtin person që ka ekzekutuar Edmond Papën. Brenda tre ditësh iku në Athinë dhe kreu një tjetër vrasje pra.

700 kg drogë humbën dhe për këtë fajësohen Papaj, Çerçizaj dhe Ogranja. mediat greke paralajmërojnë përplasje të grupeve kriminale në Shqipëri.

Daci: Linjë e trafikut të hashashit Greqi-Shqipëri, ende nuk dihet kush e ka siguruar, kush e transportoi dhe kush do ta priste. Në mediat greke thuhet se këto raste bashkë me vrasjen e Sadikaj, mendohet të ketë ndodhur si pasojë e humbje së sasisë së drogës.

Hoxha: Vlera e kanabisit, llogaritet çmimi fundor i saj, që shkon deri në 2.5-3 mln euro tek përdoruesi pra.

Beci: Nuk është më shumë çështje vlerash sesa funksionim grupesh dhe organizimi.

Hoxha: Skena e krimit në sytë e kamerave dhe dhjetërave njerëzish është pjesë e mesazhit dhe shkakton terror tek njerëzit. kush ekzekuton njerëz me atë qetësi e largohesh, do ishte shumë më e rëndë nëse është i njëjti autor, por grupi i bashkëpunëtorëve të tij është shumë i madhe sepse janë mbajtur nën vëzhgim disa subjekte.

Ahmeti: Mesazhi ishte që ne ju gjejmë aty ku jeni.

Beci: Ata ndëshkojnë njeri tjetrin është çështje disipline. Ekzekutimi është profesionist pasi nuk njihet. Nuk tregon asnjë pengesë pasi është i importuar.  Personi nuk lodhet shumë për të lënë gjurmë. Mund të jetë vrasës me pagesë dhe mund të ketë kryer akte të tilla dhe më parë. Kjo ngelet një indicie shumë e mirë. Mënyra e kryerjes jo nga forma, por edhe nga vetë viktimat që kanë një të shkuar në organizatën kriminale.

Hoxha: Me qetësinë më të madhe bën ekzekutimin e viktimave dhe largohet, nëse do kishim të njëjtin autor do ishte e frikshme. Grupi i bashkëpunëtorëve do jetë më i madh pasi e kanë informuar për vendin, ku ka kamera dhe ku s’ka. Ekzekutori është njëri por bashkëpunëtorët janë më shumë. Është një logjistikë e vënë në krimin e organizuar. Pjesë e furnizimit me informacion, largimin e ekzekutorit do një investim të madh de tregon potencialin ekonomik. Personat që kanë hyrë garant, mund të ketë dhe persona të tjerë që kanë hyrë garant.

Ahmeti: Mesazhi në zonë të populluar do të thotë ‘ne ju vrasim në zonën ku jeni’. Shënjestër është Kreshnik Çerçizi, ose të dyja bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb