Pavarësisht temperaturave verore në Kanë, një “valë e ftohtë” ka përfshirë Festivalin: me disa filma në garë, regjisorët nordikë kanë sulmuar Croisette, me një kinema më “minimaliste”, por të ngarkuar me emocione.

“Kemi përshtypjen se është një lëvizje, një tërmet!”, entuziazmohet suedezja Noomi Rapace, e cila luan në filmin “Lamb” (Qengji) nga Valdimar Jóhannsson.

I xhiruar në Islandë, filmi tregon historinë e një çifti fermerësh që po rrisin një foshnjë si askush tjetër.

Në të njëjtën kohë, tre filma të tjerë nordikë, një finlandez, një norvegjez dhe një francez i filmuar në Suedi, në ishullin e regjisorit Ingmar Bergman, janë në garë për Palmën e Artë.

Figurë udhëheqëse e kinemasë skandinave, Bergman (“Vula e shtatë”, “Skenat e jetës martesore”), i njohur dhe i admiruar në të gjithë botën, mori në 1997 çmimin “Palme des Palmes” në Festivalin e Filmit në Kanë.

Në garë me “Vagoni n°6”, filmi i tij i dytë me metrazh të gjatë, i xhiruar në një tren në Arktikun rus, regjisori i “Olli Mäki” (2016), Juho Kuosmanen, nuk e fsheh emocionin e tij: “Pa e ekzagjeruar, ky festival do të thotë gjithçka për mua”.

Por ndërsa suedezët dhe danezët kanë fituar çmime në disa raste në historinë e Festivalit (regjisori suedez Alf Sjöberg madje e ka fituar dy herë çmimin suprem), finlandezët dhe norvegjezët nuk kanë fituar kurrë çmime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb