Në katër automjetet më të preferuara të pronarit të “Mercedes-Benz”, për habi gjejmë vetëm një automjet që është Mercedes, shkruan revista “AutoPlus.fr”.

Dieter Zetsche është pronari i madh i “Mercedes-Benz” dhe gjithçka po i shkon jashtëzakonisht mirë, pasi marka e tij është në krye të prodhuesve ”premium” në botë që prej dy vitesh dhe rezultatet tregtare për vitin 2018 pritet të jenë edhe më të mira.

Me rastin e sallonit të fundit të Detroit, Dieter tregoi preferencat e tij personale në fushën e automjeteve madje edhe shpjegoi se cilat ishin, sipas tij, katër ikonat më të mëdha të botës automobilistike të të gjitha kohërave.

Normalisht ai citoi të parin modelin “Mercedes 300 SL”, automjeti i famshëm stili i të cilit vazhdon të frymëzojë ende të gjitha makinat sportive të markës aktuale.

Por, ai përmendi edhe “Porche 911”, “Jeep Wrangler” dhe “Ford Mustang”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: