TIRANË- Kapet autori tjetër i plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, pas disa orësh ndjekjeje intesive kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, autorin e dytë të plagosjes, shtetasin Stelio I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas së bashku me të atin, shtetasin Abedin I., (të kapur dhe shoqëruar në Komisariat disa orë më parë), pas një konflikti për motive të dobëta plagosën me armë zjarri në Selitë shtetasin M. Sh., 18 vjeç i cili mori një plumb në këmbë.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në ngarkim të dy autorëve, shtetasve A. I., dhe S. I., (atë dhe bir).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb