Një 57-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B., ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

57-vjeçari nga banues në Tërrnave e Kosovës u arrestua me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: