Është arrestuar në pikën kufitare të Morinës një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në pranga ka rënë 41-vjeçari Imrush Junuzi, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Morinë – Kukës
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: