Një shtetase greke ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Arrestimi provizor i saj u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Greqisë.

39-vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, pasi Gjykata e Larisës, Greqi, me vendimin e datës 06.03.2017, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal grek. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje drejt Greqisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb