TIRANE- Një 22-vjeçar nga Mali i Zi ka rënë në pranga, pasi akuzohet se është autor i një vrasje. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Arsenije Stanović , i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Ai akuzohet se ka vrarë një shtetase nga Ukraina, shteteses Anastasije Lašmanove, ndërkohë që arrestimi u krye në Tiranë. Ndërkohë, pas arrestimit në Tiranë, i riu u depërtua për në Malin e Zi, ndërsa u mor në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

NJOFTIMI I POLICISË
Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombetar, një shtetas malazez i dyshuar për vrasje

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij.

Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi. Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb