KUKËS

Arrestohet një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për disa vepra penale.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R. N., banues në Rrëshen, për të cilin Gjykata Chieti në Itali ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kërcënim i nëpunësit publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: