Arrestohet bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini. Mësohet se biznesmeni rumun Dragos Savulescu është arrestuar në Mykonos. Protothema shkruan se dy persona janë arrestuar në ishullin e famshëm Mykonos duke shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Kujtojmë se Dragoș Savulescu, në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Fill pas vendimit të gjykatës, biznesmeni u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht dje në Mykonos nga Rojet Bregdetare. Po ashtu thuhet se për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit. Po ashtu media greke raporton se Savulescu nuk kundërshtoi forcat e policisë gjatë arrestimit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb