Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana është arrestuar nga pala greke në Kakavijë.

BalkanWeb mëson nga burime se shqiptari është ndaluar pasditen e djeshme nga sektori i verifikimit të pasaportave në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Interpol Tirana për trafik droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb