POGRADEC

Bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare ka sjellë arrestimin në Tushemist të një shtetase në kërkim ndërkombëtar nga Norvegjia për krime familjare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases Adrijana Malbi, 35 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb