Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. B, banues në Fier.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 12.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: