TIRANË

Policia e Tiranës ka ndaluar një të ri të shpallur në kërkim kombëtar për dhunë në familje, i cili ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë ndalimi dhe ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim E.H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”, gjithashtu ky shtetas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së rendit publik.

Po për dhunë në familje, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, kanë arrestuar në flagrancë dhe një 47-vjeçar me iniciale L.K., sepse në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb