Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjorica”, duke arrestuar një person të shpallur në kërkim nga blutë e Fierit.

Në pranga ka rënë shtetasi B. O., 47 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Gjorica”.
Në kuadër të këtij operacioni, në njësinë administrative Gjoricë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B. O., 47 vjeç, banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: