Policia e Krujës ka arrestuar dy të rinj të cilët ishin shpallur në kërkim.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë të Krujës.

Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb