Një 27-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për drogë, ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Bajram Hidri, banues në Vinjollë, ishte shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar 4 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb