Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Rromës”, ku u sekuestrua një sasi droge. Burime zyrtare nga policia e Mallakastrës bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet M. M., 27 vjeç, banues në Gjonçë të Fierit dhe shtetasi me inicialet B. L., 26 vjeç, banues në Rromës.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 05.03.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit T. A., A. A. dhe I. M.,(të cilët janë ndaluar nga policia në datë 24.06.2020), në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: