Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2022 për kultivim droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Edmond Vlashi, banues në fshatin Tale, Lezhë.

NJOFTIMI I POLICISE
Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022, kapet dhe vihet në pranga, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Lezhë, 40-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. V., 40 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Dardhas. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: