Mungesa e prokurorëve në seancën gjyqësore, ka bërë që gjyqi i Jaeld Çelës të shtyhet. Mosprezenca e prokurorëve në seancën gjyqësore, mbetet një tregues ende i paqartë, ndërsa Çela ka dhënë shenja “jete nga arratia”.

Ai më parë mbante postin  e ish-kreut të Policisë së Vlorës. Ish-drejtori dyshohet  se ka qenë i lidhur me grupin e “Habilajve”, por ditë më parë, përkatësisht me 16 shtator kërkoi mbylljen e hetimeve, duke dalë kundër vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Emrat e zyrtarëve që dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit janw ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jael Cela, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode, të cilët më pasi u rratisën jashtë vendit.

Ky i fundit është fotografuar me Moisi Habilajn, pamje që qarkulluan edhe në media.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.

Gjithashtu, për dyshime të tilla, edhe Partia Demokratike ka denoncuar faktin se ai ishte i lidhur me “Grupin e Habilajve”.

Konkretisht, Deputeti i PD-së, Alibeaj është shprehur: “Eshtë faktuar të paktën prej katër muajsh se lidhja midis ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahej edhe nëpërmjet Drejtorit të Policisë së Vlorës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb