TIRANË

Arrestohet nga policia e Tiranës një 29-vjeçar i shpallur në kërkim me akuzën për mashtrim.

Sipas burimeve zyrtare, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë kapjen dhe ndalimi i shtetasit E. I., 29 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit dhe 4 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb