TIRANA

Policia e Tiranës së fundmi ka arritur të arrestojë 2 persona që më parë kanë qenë të dënuar ose në masë arresti nga Gjykata.

50-vjeçari A.Sh, është dënuar me 1 vit burg nga Apeli i Durrësit për mashtrim kurse një 26-vjeçar tjetër i është caktuar masa e arrestit me burg për trafik droge në bashkëpunim.

Ndërkohë në prangat e uniformave blu kanë rënë dhe 6 shoferë që u kapën në gjendje të dehur duke i dhënë mjetit ose pa leje drejtimi.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

 

Tiranë

 

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

 

Në pranga dhe 6 drejtues mjetesh.

 

Forca e Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

  1. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

 

  1. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb