DURRËS

Policia e Durrësit ka ushtruar kontroll në banesën e një 32-vjeçari të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga babai i tij, për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Sukthi”, ushtruan kontroll në banesën e 32-vjeçarit F. D., i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy krehra pistolete me 18 fishekë luftarak, ndërsa 32-vjeçari nuk është gjetur në banesë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçarit F. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: