Arrestohet pas disa ditësh i shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e një 60-vjeçari në Pogradec. Ngjarja ndodhi në 6 gusht të këtij viti në lagjen nr. 1.

Burime zyrtare thanë se shtetasi me inicialet A. P., 41 vjeç, akuzohet se ka goditur me grushte e sende të forta shtetasin me inicialet B. Ç., banues në fshatin Buçimas.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 23.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: