BERAT

Një 31-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është kapur sot në Berat, pasi ishte shpallur në kërkim për “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë arrestuan shtetasin Krios Vangjeli (i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”).

Ndalimi i të riut u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

31-vjeçari më datë 18.10.2019, në Bulevardin “Republika”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Argjil H. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: