Një 40-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge, ka rënë në prangat e policisë së Fierit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Marenglen Ymeraj, banues në Mallakastër.

Ndalimi i 40-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb