Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 52-vjeçari është dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb