TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për trafik të miturish dhe falsfikim.

Sipas të dhënave zyrtare Operacioni është kryer nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë ku është arrestuar një shtetas i dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i miturëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i pasaportave” e kryer në bashkëpunim.

Nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Arben Veizaj, 54 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i pasaportave” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 128/b/3, 189 dhe 55 i Kodit Penal. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb