Policia greke ka arrestuar në Kakavijë një shqiptar të shumëkërkuar, i cili po tentonte që të hynte në shtetin helen.

Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se shqiptari, me inicialet G.I, 32 vjeç, kishte kaluar doganën shqiptare.

Nga verifikimi ne sistem, ai rezulton i kërkuar nga policia italiane për trafikimin të një sasie të madhe droge për të cilën është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 5000 euro gjobe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb