Policia e Korcës njofton se ka arrestuar një 27-vjecar, pasi ishte shpallur në kërkim policor.

Uniformat blu të qytetit jug-lindor kanë lajmëruar se i riu, gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ka kryer edhe një vjedhje të një banese.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Ndalohet një​ shtetas i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje, i dyshuar si autor edhe i një vjedhje tjetër banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit S. Ll., 27 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 30.12.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu 27-vjeçari,  dyshohet të jetë edhe autor i ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, në lagjen nr. 6, ku në banesën e shtetasit T. M., 34 vjeç, ka marrë një sasi prej 700000 lekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb