Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. H. (K)., banues në Smolicë të Kosovës.

47-vjeçari u kap në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, ndërsa ishte në kërkim pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen në Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: