DURRËS

Policia e Durrësit vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, teksa ka arrestuar një 27-vjeçar për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Anxhelo Boçi, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri mbetën të plagosur shtetasit E. Gj., 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi A. B. (Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: