Finalizohet operacioni policor i koduar “Sulta”, ndërsa në pranga ka rënë një i ri, i cili akuzohet për kultivimin e 400 fidanëve kanabisi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. D., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: