Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 3 personave. Ngjarja në fjalë ndodhi 2 gusht të vitit të kaluar në një lokal në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Gentian Mino. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, ndërsa ndaj tij Gjykata e Shkallës Parë Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I.B., (i cili është arrestuar më parë), në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër. Po nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentimin ligjor të impkimit të këtij shtetasi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb