Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë Ladjen Kadilli.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se i riu u arrestua në Unazën e Re nga patrullat e vendosura në atë zonë, të cilat ndaluan një mjet dhe pas kontrollit rezultoi se drejtuesi ishte i shpallur në kërkim. Kadilli ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj Gentian Rahmanit. Ngjarje e ndodhur po në zonën e Unazës së Re ku Rahmani u plagos në këmbë.

Kadilli rezulton me precedentë penale i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës. Gjate kontrollit fizik policia i gjeti në makine një armë zjarri tip pistolete Makarov, e cila ishte gati për qitje (me fishek ne fole). Kujtojmë se në 26 gusht Kadilli u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale, pasi u përfshi në një sherr me djemtë e deputetit socialist, Spartak Braho, që degjeneroi në kanosje me armë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb