Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot një 20-vjeçar të shpallur në kërkim për një grabitje të ndodhur në 2019.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. K., 20 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”, pasi ky shtetas në nëntor të vitit 2019, në fshatin Valare ka vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh në banesën e shtetasit I. J.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: