Hetuesit e SCO dhe skuadra e policive të Cosenzas dhe Catanzaros, me mbështetjen e policisë shkencore, kanë bërë të mundur arrestimin në Cassano të bosit të bandës famëkeqe të ‘Ndranghetës’. Luigi Abbruzzese. 29-vjeçari, i cilësuar si i pamposhtur, ishte shpallur në kërkim që në vitin 2015.

Abbruzzese ishte përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm, pasi ishte kreu i një bande hegjemonike në Sibaritide, shkruan ‘Tgcom’.

Abbruzzese është dënuar në Apel me 20 vite burg për trafik droge. Gjatë arrestimit atij iu gjetën 2 armë, municion dhe një dokument me të dhëna të rreme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: