Në një kohë kur është shpallur në kërkim si pjesë e grupit të policëve që kanë lejuar ndërtimet pa leje në qarkun e Durrësit, vjen një reagim nga efektivi i patrullës, Gani Dama.

Në mesazhin e tij për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodiana Lala, polici pohoi se nuk ishte arratisur, por ndodhej në Itali për motive familjare. Mes të tjerash efektivi teksa mohoi akuzat, tha se kur të kthehet në Shqipëri do të përballet me ‘vorbullën’ ku është përfshirë emri i tij.

“Për motive familjare nga data 9 ndodhem ne Itali ( me leje te firmosur nga drejtoria). Nëpërmjet TV u vura në dijeni të ashtu quajturës gjendjen ne kërkim nga ana e drejtësisë per shpërdorim detyre. Unë nuk po ja mbath nga askush, aq me pak nga drejtesia. Nese ka pergjegjesi penale, un do te perballem me te, por do doja qe nga ana e gazetarise te mos abuzohej me imazhin Tim, Duke shqetesuar familjen dhe te afermit e mi kur asgje nuk e eshte e vertete. Sapo te kthehem do merrem personalisht me gjith “VORBULLEN” e krijuar ne mungesen time. Me respekte Gani Dama”, thuhet në reagimin e policit.

Kujtojmë se në një operacion të ndërmarrë mbrëmjen e së enjtes në Durrës, SHÇBA njoftoi arrestim e 17 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor. Bëhet fjalë për:
1- Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze
2- Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak
3- Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze
4- Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak
5- Ermal Petova, OPGJ, Manze
6- Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth
7- Nikollë Marku, OPGj, Manze
8- Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës.
9- Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak
10- Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim)
11- Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati,
12- Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak
13- Adem Lika, Ndërtues
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb